Të martën është shënuar dita e 1000-të e luftës në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se trupat ruse po vazhdojnë t'i terrorizojnë rajonet kufitare, ku gjatë natës të së martën pati shkatërrime masive në Hlukhiv, duke u regjistruar disa viktima.
Një ditë më parë, Zelensky doli në frontet e luftës në Pokrovsk, duke u shprehur se rreshterët e ushtrisë janë shtyllë kurrizore e mbrojtjes ndaj agresionit rus.
“Rreshterët janë shtyllë kurrizore e ushtrisë sonë, thelbësore për punën efektive të oficerëve dhe njësive të tjera. U jam mirënjohës rreshterëve që udhëheqin me shembull dhe frymëzojnë ushtarët tanë. Forca e ushtrisë sonë ukrainase qëndron tek njerëzit e saj - ata që shërbejnë me përkushtim, dhe qëndrueshmëri të palëkundur”, ka thënë Zelensky në një videomesazh pranë fronteve.
Today on the frontline. Currently in Kupiansk, after visiting Pokrovsk. I spent time with our brigades, congratulating the men and women—our warriors—on Sergeant’s Day.
Sergeants are the backbone of our military, essential for the effective work of officers and entire units. I… pic.twitter.com/74rCyPVoHl— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 18, 2024
Ai u shpreh se trupat ushtarake po i mbajnë pozicionet e tyre në frontet ku aktualisht po zhvillohen luftime.
Dalja e Zelenskyt në front të luftës vjen pasi presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, autorizoi Ukrainën që t’i përdorë ATACMS-të, sistemet ajrore me rreze të gjatë veprimi në territoret ruse.
Më 24 shkurt të 2022-s, Rusia kishte nisur një agresion të plotë ndaj territoreve ukrainase, duke e konsideruar si “operacion special ushtarak” në mbështetje të rajoneve separatiste të Donetskut dhe Luhanskut.