BETIMI PËR DREJTËSI

Drejtësia “miqësore”

“Betimi për Drejtësi” ju sjell detaje të reja nga hulumtimi, i cili tregonte se si dy ditë para protokollimit të aktakuzës ish-gjykatës tash avokat Daut Behrami ia kishte dërguar palës së përfshirë në përleshje me drejtorin e autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa me fjalët “shoq, porosia u krye”.

Çfarë raportesh familjare ka avokati i paautorizuar në rast me prokurorin e rastit Besnik Jakupi?

A kishte dijeni Elezi që përfundoi vetëm si viktimë për raportin familjar të prokurorit Jakupi me avokatin Behrami që thoshte e kishte angazhuar për ta ndihmuar pa autorizim?

A është i njoftuar për këtë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi?

Çfarë thonë për rrjedhjen e aktakuzës para protokollimit?

Çfarë veprimi ndërmori Inspektorati Policor për policin që nuk i përfshiu të gjitha provat në kallëzim penal?

Çka thotë zëvendëskryeprokurorja Bajrami për këtë rast?