Basketboll

Zyrtare: Merret vendimi për ndeshjen Zvicra – Kosova

Shtyhet ndeshja e Kosovës në parakualifikimet për Botërorin 2027

Ndeshja në mes të Zvicrës dhe Kosovës në basketboll do të zhvillohet nga ora 20:50. Kështu ka njoftuar të enjten sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku për KOHËN.

“Ekipi i Zvicrës ka mbërritur në palestër dhe bashkërisht vendosëm që ndeshja të nisë në ora 20:50”, ka thënë Dushku.

Ndeshja e paraparë të niste në orën 19:30, është shtyrë përkohësisht, për shkak të motit të rënduar në Zvicër.

Ekipi i Zvicrës ishte bllokuar në komunikacion gjatë udhëtimit nga Freiburgu për në Bernë ku edhe do të zhvillohet ndeshja Zvicra – Kosova. Ndeshja Zvicra – Kosova i takon parakualifikimeve evropiane për Botërorin e vitit 2027.

Kosova pas dy ndeshjeve në Grupin A zë vendin e tretë, me një fitore e një humbje.

Zvicra ka dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura.


Më së largu në ora 20:45 mund të fillojë ndeshja ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës në basketboll dhe Kosovës. Ndeshja e paraparë të niste në orën 19:30, është shtyrë përkohësisht, për shkak të motit të rënduar në Zvicër. “Ekipi i Zvicrës është në Freiburg. Rruga për në Bernë është e bllokuar shkaku i borës. Përfaqësuesja e Zvicrës ka mbetur në komunikacion. 20:30 ose më së largu 20:45 besoj se do të nisë ndeshja. Rruga ka filluar të zhbllokohet. Ne jemi në sallë, ndërsa ekipi i Zvicrës nuk ka mbërritur ende”, ka thënë sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku për KOHËN të enjten. 

Ndeshja Zvicra – Kosova i takon parakualifikimeve evropiane për Botërorin e vitit 2027. 

Kosova pas dy ndeshjeve në Grupin A zë vendin e tretë, me një fitore e një humbje. 

Zvicra ka dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura.


Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e paraparë të niste në orën 19:30, është shtyrë përkohësisht, deri në njoftimin e radhës. 

Ndeshja Zvicra – Kosova i takon parakualifikimeve evropiane për Botërorin e vitit 2027. 

Kosova pas dy ndeshjeve në Grupin A zë vendin e tretë, me një fitore e një humbje. 

Zvicra ka dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura. 

“Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë. Federata e Basketbollit e Kosovës do të ju njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje. Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30”, ka shkruar Federata e Basketbollit e Kosovës.