Golden Eagle Ylli e ka vazhduar me fitore garën në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të mërkurën mbrëma në Suharekë, Ylli e mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultatin bindës, 91:69. Ndeshja i takoi xhiros së 21-të.
Suharekasit startuan furishëm, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 25:17. Në çerekun e dytë dallimi ishte dhjetë pikë, 27:17. Kështu pjesa e dytë shërbeu vetëm për konfirmim të fitores.
Arian Qallaku shkëlqeu tek Ylli me 22 pikë, tetë kërcime, pesë asistime e pesë topa të rrëmbyer. Jan Palokaj i kishte 23 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime, ndërsa Hasahn French kontribuoi me 10 pikë e plot 19 kërcime.
Lenzelle Smith ishte më i miri te Prizreni me 17 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Jordan Johnson i kishte 23 pikë e pesë asistime, ndërsa Tervell Beck realizoi 16 pikë e tetë kërcime.
Ylli tani i ka nëntë fitore e 12 humbje. Ndërkohë Proton Cable Prizreni ka pesë fitore e 16 humbje.