Basketboll

Ylli mposht edhe Pejën

Ylli

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultatin 72:64. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Golden Eagle Ylli ka 12 fitore dhe 13 humbje. Renditet në pozitën e pestë me 37 pikë. 

Një pozitë më lart është Peja me një pikë më shumë. 

Pejës nuk i mjaftoi loja e mirë e Tulio Da Silva i cili realizoj 19 pikë, 13 kërcime dhe një asistim. 

Lojë të mirë pati edhe Tristan Ikpe me shtatë pikë, katër kërcime dhe një asistim. 

Te Golden Eagle Ylli me paraqitje u shqua Jalen Nesbitt me 19 pikë dhe një kërcim. 

Lis Shoshi kishte 13 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim kurse Jan Palokaj kishte tetë pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.