Basketboll

Vëllaznimi fiton vetëm pas kohës shtesë ndaj Borës

KB Vellaznimi

Vëllaznimi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Borës së Prishtinës. Të dielën mbrëma në atmosferë të bukur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi me rezultat 87:78.

Ekipi gjakovar fitoren e arriti vetëm pas vazhdimit prej pesë minutave.

Pas 40 minutave lojë rezultati ishte 76:76. Madje pikët e barazimit Vëllaznimi i shënoi në sekondat e fundit përmes Jericole Hellems. 

Në pesë minutat shtesë, vendasit i shënuan 11 pikë, ndërsa lojtarët e Borës vetëm dy.
Hellems shkëlqeu te Vëllaznimi me 42 pikë. Don Polloshka i kishte 17 pikë, nëntë asistime e pesë kërcime. Ndërkohë Jason Jitoboh e përfundoi ndeshjen me 16 pikë e shtatë kërcime.

Te Bora më i miri ishte Musab Mala me 21 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime. Derrick Woods i kishte 10 pikë e tetë kërcime. Adem Mekiq realizoi 11 pikë e 11 kërcime, por i kishte edhe nëntë topa të humbur. 
Vëllaznimi tani i ka 13 fitore e 13 humbje.

Bora mbetet me tetë fitore, ndërsa i ka pësuar 18 humbje. Do të përfundojë në vendin e shtatë dhe do të luajë në plejaut.