Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll.

Pas çerekut të parë, Trepça udhëheq ndaj Bashkimit me rezultat 24:22. 

Mikaile Tmushiq i shënoi 11 pikë për ekipin mitrovicas, ndërsa Wendell Green i ka 12 pikë për prizrenasit.

Trepça e fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt rresht

2 muaj më parë / 12 shk 2025 21:00
Trepça e fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt rresht

Trepça e ka vazhduar dominimin në basketbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma skuadra mitrovicase e fitoi Kupën e Kosovës për edicionin 2024/2025. 

Në finalen, që në tre çerekët e parë ishte dramatike, Trepça e mposhti Bashkimin e Prizrenit me rezultat 85:79.

Ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Atmosfera ishte madhështore, ndërsa në palestër ishin tifozët e të dy skuadrave.

Për herë të katërt rresht Kupa e Kosovës shkon në Mitrovicë. Trepça gjithsej ka fituar Kupën tetë herë. Edicionin e kaluar i fitoi gjithë trofetë, ndërsa këtë edicion tashmë ka Superkupën e Kupën.

Ndeshja u vendos në çerekun e katërt, të cilin mitrovicasit e dominuan plotësisht. Deri në dhjetëminutëshin e fundit, ndeshja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. 

Çereku i parë përfundoi 24:22 për mitrovicasit. Në çerekun e dytë Bashkimi fitoi 19:18 dhe u afrua në një pikë pas pjesës së parë. 

Një treshe e Sammy Hunter në sekondën e fundit bëri dallimin në çerekun e tretë, i cili përfundoi 21:19 për mitrovicasit. 

Në fillim të çerekut të katërt Bashkimi barazoi në 63:63. Më pas mitrovicasit u futën në seri 18:0 dhe u shkëputën në 81:63. Me këtë seri edhe u vendos finalja. Bashkimi u mundua të reagojë, por pa rrezikuar epërsinë e Trepçës.

Tekele Cotton i kishte statistikat më të mira te Trepça me 18 pikë, pesë kërcime e tri asistime. 18 pikë i kishte edhe fundori i ri i mitrovicasve, Michael Green. Mikaile Tmushiq i realizoi 15 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi i shtoi dhjetë. 

Prizrenasit i kishin plot 20 kërcime më shumë se mitrovicasit, por nuk përfituan prej kësaj. U dallua Jayveous Mckinnis me 13 pikë e plot 15 kërcime. Më efikasit ishte fundori Ëendell Green, që realizoi 30 pikë, shumicën prej tyre në pjesën e parë. Lejson Zeqiri i kishte 14 pikë e shtatë kërcime. Mack Smish shënoi 11 pikë, por ky kontribut nuk mjaftoi.

Trepça e Bashkimi tani e vazhdojnë garën për titull të kampionit. Aktualisht kanë pikë të barabarta.

Trepça në epërsi prej tri pikëve pas çerekut të tretë

2 muaj më parë / 12 shk 2025 20:34
Trepça në epërsi prej tri pikëve pas çerekut të tretë

Sammy Hunter ka shënuar në sekondën e fundit për epërsinë 63:60 ndaj Bashkimit pas çerekut të tretë të finales së Kupës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi barazoi në 60:60, por Hunter shënoi nga një pozitë shumë e vështirë për 63:60.

Dhjetëminutëshi i fundit i finales në Prishtinë pritet të jetë i zjarrtë.

Superfinale mes Trepçës e Bashkimit, 42:41 pas pjesës së parë

2 muaj më parë / 12 shk 2025 19:57
Superfinale mes Trepçës e Bashkimit

Ndeshje shumë të fortë po luajnë Trepça e Bashkimi në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Pas pjesës së parë rezultati është 42:41 për mitrovicasit. 

Çerekun e parë e fitoi Trepça, 24:22, ndërsa në të dytin Bashkimi ishte një pikë para, 19:18. Michael Green është më efikasi te Trepça me 12 pikë. 

Plot 23 pikë te Bashkimi i ka Wendell Green.