Victor Wembanyama ka zhvilluar tjetër paraqitje të madhe në ligën NBA të basketbollit.
Wembanyama të premten pas mesnate shkëlqeu në fitoren e San Antonio Spursit kundër skuadrës Denver Nuggets dhe e ka hapur garën për liderin e Konferencës së Perëndimit.
Denveri e dinte se po t’i fitonte dy ndeshjet e fundit në stinorin e rregullt do ta siguronte vendin e parë dhe epërsinë e terrenit vendës në plejof.
Por humbja e Denverit dhe fitoret e Minnesota Timberwolvesit dhe Oklahoma City Thunderit e kanë hapur garën për vendin e parë.
Është hera e parë në histori të ligës NBA që tri skuadra luftojnë për vendin e parë, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur.
Wembanyama 20-vjeçar i shtoi edhe 12 kërcime, pesë asistime e dy bllokada.
Megjithatë, pikët e fitores i shënoi Devonte’ Graham me pikët e shënuara në gjuajtjen e fundit në ndeshje.
San Antonio dhe Portland Trail Blazers janë dy skuadrat e fundit në Konferencën e Perëndimit.
Oklahoma City Thunder fitoi ndaj Milwaukee Bucks 125:107, kurse Minnesota Timberwolves fitoi 109:106 ndaj Atlanta Hawks.
Oklahoma është e para për shkak se bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërsjella me dy skuadrat e tjera, Minnesotan e dytë dhe Denverin e tretë.
Cleveland Cavaliers e siguroi vendin në plejofin e Konferencës së Lindjes pas fitores 129:120 ndaj Indiana Pacers.
Donovan Mitchell shënoi 33 pikë dhe Jarrett Allen shtoi 24 të tjera, ndërsa Clevelandi e siguroi vendin e gjashtë.
Indiana Pacers, Philadelphia 76ers dhe Orlando Magic kanë nga 46 fitore e 35 humbje dhe janë në garë për dy vendet që dërgojnë automatikisht në plejof.
Orlando do ta siguronte një vend në plejof me fitore ndaj Philadelphias, por 32 pikët nga Joel Embiid ndihmuan Sixersin në fitoren 125:113, për fitoren e shtatë rresht.
Miami Heati është me një fitore më pak dhe ende ka gjasa të përfundojë në top-gjashtëshe, pasi e mposhti Toronto Raptorsin, 125:103.
LeBron James shënoi 37 pikë në fitoren e Los Angeles Lakersit kundër Memphis Grizzlies, 123:120, për të dalë në vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit.
Humbje pësuan Golden State Warriors 114:109 nga New Orleans Pelicans, kurse Sacramento humbi nga Phoenix Suns, 108:107.
Gjashtë ekipet e para në të dyja konferencat avancojnë direkt në plejof.
Ekipet nga vendi i shtatë deri në vendin e dhjetë luajnë për dy vende të tjera.