GO+ Peja ka pësuar humbjen e tretë në Ligën Unike të basketbollit.
Peja të martën mbrëma pësoi disfatë në Fier nga Apolonia me dy pikë dallim, 79:77.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave i takoi Grupit B të Ligës Unike.
Peja nga katër ndeshje ka një fitore e tri humbje.
Humbje më herët pësoi edhe nga Vllaznia e Golden Eagle Ylli. Fitoren e vetme e ka kundër Yllit të Suharekës.
Tajh Green ishte më efikasi te Peja me 19 pikë, gjashtë kërcime e një asistim, kurse tek Apolonia shkëlqeu Djorkaeff Kampbell me 34 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.