Kevin Durant realizoi 25 pikë, ndërsa Bradley Beal shtoi 24 pikë tjera në fitoren që Phoenix Suns e realizoi në nisje të ligës NBA ndaj Los Angeles Clippersit.
Sunsi e mposhti Clippersin me rezultatin 116:113 në vazhdime, të mërkurën pas mesnate.
Duranti e barazoi rezultatin në 103:103, kur kishin mbetur edhe 30 sekonda deri në fund të kohës së rregullt.
James Harden i Clippersit pati lojë të mirë me 29 pikë e 12 kërcime, por që në fund dolën të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.
Sunsi do të mbetet në Kaliforni pasi të premten takohet edhe me Los Angeles Lakersin, ndërsa Clippersi udhëton te Denver Nuggets të dielën.
Ndërkohë, Stephen Curry realizoi 17 pikë në fitoren e Golden State Warriors ndaj Portland Trail Blazers, 139:104.
Orlando Magic fitoi 116:97 ndaj Miami Heatit, kurse Milwaukee Bucks triumfoi 124:109 ndaj Philadelphia 76ers.