Basketboll

Sigal Prishtina prezanton dy amerikanë

Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka forcuar ekipin me dy basketobllistë amerikan. 

Prezantimi i Olin Carter III dhe Jordan Davisit është bërë të mërkurën gjatë ditës në faqen zyrtare në Facebook. 

Davis së fundmi ka luajtur në Greqi te Promitheas Patras, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Spanjë, Gjermani, Izrael, Liban dhe SHBA. 

Ndërkohë, Carter III ka luajtur për Valley Suns, kurse më herët ishte pjesë e basketbollit amerika, spanjoll e serb. 

Sigal Prishtina pas 21 ndeshjeve ka 13 fitore e tetë humbje dhe ka grumbulluar 34 pikë gjithsej.