Basketboll

Sigal Prishtina e fiton Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina

Sigal Prishtina është fituese e Ligës Ballkanike në basketboll. Të dielën mbrëma në Limassol të Qipros, Prishtina e mposhti AEL-in në finale me rezultat 72:67.

Finalja ishte e fortë, por Prishtina ishte kohë më të gjatë në epërsi. Kishte edhe referim me kriter jo të njëjtë e po ashtu hedhje të gjësendeve në fund të ndeshjet nga tifozët qipriotë. Janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë nga tifozët, pas fundit të ndeshjes.

Prishtina e ka fituar Ligën Ballkanike për herë të tretë. Por ky edicion ishte shumë më i zbehtë se edicionet e mëparshme kur kishte triumfuar Prishtina.

Mezi janë bërë pesë skuadra për të zhvilluar ligën.

Basketbollistët amerikanë Shaheed Davis, Donte Clark, Malcolm Armstead e Diamond Stone i shënuan thuajse të gjitha pikët e Prishtinës.

Prishtina në gjysmëfinale e mposhti Lovqenin e Malit të Zi. AEL-i kishte mposhtur Pejën.