Basketboll

Shoshi, më i miri i xhiros së fundit në basketboll

Lis Shoshi, KB Ylli

Lis Shoshi është shpallur basketbollisti më i mirë i xhiros së fundit të stinorit të rregullt të Superligës së Kosovës. 

Shoshi të shtunën e udhëhoqi Yllin drejt fitores 102:97 ndaj Proton Cable Prizrenit, në kuadër të javës së 28-të. 

Ai bërë paraqitje shumë të mirë duke i realizuar 25 pikë, 15 kërcime dhe katër asistime. 
Shoshi tash e disa ndeshje është vendimtar tek Ylli. 

Në pesëshen më të mirë të javës kanë zënë vend edhe Lejson Zeqiri e Dirk Williams të Bashkimit, Tekele Cotton i Trepçës dhe Rashid Mahalbashiq i Sigal Prishtinës.