Proton Cable Prizreni ka mbetur në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në plejaut, Prizreni u përball me skuadrën New Basket, që përfundoi nënkampione në Ligën e Parë. Prizreni ishte i parafundit në Superligë.
Në ndeshjen e parë Proton Cable Prizreni fitoi me rezultatin 113:93, ndërsa të martën në ndeshjen e dytë fitoi 107:67. Kështu ka siguruar mbetjen në elitë.
Montavious Murphy udhëhoqi Prizrenin me 30 pikë e 10 kërcime. 15 pikë e 12 kërcime i kishte Isiah Kelly. Arbër Sinani i realizoi 21 pikë.
Nga Superliga u largua Istogu, kurse anëtar i ri i Superligës është ekipi Bora.