Basketbollisti i Prishtinës, Don Polloshka, ka pësuar tjetër lëndim të rëndë, në ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Vëllaznimi.
U desh ndihma e bashkëlojtarëve për ta larguar nga parketi. Ai u lëndua pesë minuta pa u mbyllur ndeshja. Është parë edhe me lot në sy.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Ndërkohë publiku në “Shani Nushi” e duartrokiti pasi ishte prej lojtarëve më të mirë te skuadra gjakovare sezonin e shkuar.
Nuk është hera e parë që Polloshka pëson lëndim të rëndë. Në vitin 2023, ai ishte operuar dy herë brenda një viti në ligamentin kryqëzor (ACL) në të njëjtin gju. Lëndimet e kishin lënë jashtë rreth 20 muaj.