Klubi i basketbollit Peja nuk po ia del të stabilizohet këtë edicion. Të mërkurën u eliminua në çerekfinale të Kupës së Kosovës nga Prishtina dhe menjëherë ndau rrugët me trajnerin Daniel Nelson.
Nelsoni erdhi në krye të Pejës dy muaj më parë, por rezultatet e skuadrës së verdhë nuk janë ato që priten.
Sipas njoftimit të Pejës, vendimi u mor me marrëveshje të përbashkët.
Nelson është nga Irlanda.