Klubi i basketbollit Peja e ka fshirë njoftimin ku shkroi se basketbollisti i “verdhezinjve”, Marques Townes, ishte goditur me grushte pas kokës.
“KB Peja do të shqyrtojë çdo mundësi”, kishte shkruar klubi pejan në po të njëjtin njoftim.
Ndeshja u ndërpre pas një tollovie ku pati edhe shkëmbime grushtesh e ndërkohë edhe hedhje të mjeteve shpërthyese në fushën e lojës.
Bashkimi në fund e mposhti Pejën me rezultatin 84:78.