Basketboll

Prishtina eliminon Vëllaznimin, kalon në gjysmëfinale

Prishtina eliminon Vëllaznimin, kalon në gjysmëfinale

(E përditësuar) -Sigal Prishtina i është bashkuar Trepçës në gjysmëfinale të plejofit të elitës së basketbollit kosovar, pas fitores shumë të vështirë ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e tretë. 

Të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Sigal Prishtina fitoi me rezultatin 86:82, pas vazhdimit prej pesë minutash. Ndeshja ishte dramatike. Pjesën më të madhe të ndeshjes e dominoi Sigal Prishtina, por Vëllaznimi i trajnerit Jeronimo Sharin, u kthye në momentet vendimtare dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime. 

15 sekonda pa u mbyllur e gjithë ndeshja, Jericole Hellems i shënoi të dy gjuajtjet e lira për 74:74. 

Në aksionin vijues, katër sekonda para fundit, Jordan Davis i Sigal Prishtinës u ndal në mënyrë të palejuar. I humbi të dy gjuajtjet e lira por regjistroi kërcim në sulm. Megjithatë, edhe tentimin tjetër që e pati nuk ishte i suksesshëm dhe ndeshja shkoi në vazhdimin prej pesë minutash. 

Sigal Prishtina e udhëhequr nga spanjolli Paco Olmos shpejtë krijoi seri prej 8:0, për 82:74. Edhe mysafirët patën moment të mirë duke e afruar rezultatin në tri pikë, 80:83, por pa arritur që të bënin diçka më shumë. 

Me këtë fitore Sigal Prishtina ka siguruar gjysmëfinalen me Trepçën, pasi serinë e çerekfinaleve ndaj skuadrës gjakovare e fitoi 2:1.


Gjysmëfinalisti vendoset pas vazhdimeve

Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi do të luajnë në vazhdimin prej pesë minutash, për të zënë vend në gjysmëfinale të plejofit ku do të përballen me Trepçën. 

Pas 40 minutave në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, rezultati i ndeshjes ishte 74:74. 

Jericole Hellems i Vëllaznimit shënoi dy pikë nga gjuajtja e lirë për 74:74. 

Jordan Davis më pas e humbi tentimin vendimtar për fitore.


Vazhdon ndeshja në Prishtinë

Pas ndërprerjes prej rreth 20 minuta, ka vazhduar ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. 

Nga palestra janë larguar vetëm tifozët pas njërit kosh, përkatësisht nga pjesa e tribunës ku qëndrojnë 


Policia largon tifozët nga palestra në Prishtinë

Vazhdon të jetë e ndërprerë ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Tashmë ka nisur zbrazja e palestrës. Ka intervenuar edhe policia.


Ndërpritet ndeshja Prishtina – Vëllaznimi

Është ndërprerë ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Ndërprerja ndodhi në çerekun e tretë kur mjete plasëse u hodhën në fushën e lojës.

Prishtina është në epërsi në ndeshjen e fundit çerekfinale të plejofit.