Qendra e Detroit Pistonsit, Isaiah Stewart, është dënuar me shtatë ndeshje nga NBA-ja të mërkurën, ndërsa janë dënuar edhe tre basketbollistë të tjerë.
Dënimet për basketbollistët kanë ardhur pas përleshjes së madhe që ndodhi në ndeshjen mes Pistonsit dhe Charlotte Hornetsit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasketbollistët e Hornetsit, Miles Bridges dhe Moussa Diabate, u suspenduan me nga katër ndeshje për përleshje dhe përshkallëzim të situatës, ndërsa qendra e Pistonsit, Jalen Duren, u dënua me dy ndeshje, ka njoftuar NBA-ja.
Ky ballafaqim u zhvillua të hënën pas mesnate.
Ndeshjen e fitoi Pistonsi 110:104.
Stewart ishte dënuar me pesë ndeshje edhe në vitin 2021, pas një incidenti që kishte me LeBron Jamesin.