Luka Donçiq shënoi treshe kur kishin mbetur edhe 3.8 sekonda lojë për t’i dhënë epërsi 2:0 Dallas Mavericskit kundër Minnesota Timberwolvesit në finalen e Konferencës së Perëndimit. Dallasi e fitoi ndeshjen e dytë në udhëtim 108:109.
Slloveni e mbylli ndeshjen me “triple-double” me 32 pikë, 10 kërcime e 13 asistime. Kyrie Irving kontribuoi me 20 pikë.
Te Timberwolves, Naz Reid pati 23 pikë, ndërsa Anthony Edwards shtoi 21 sosh. Edwards humbi topin sekonda para se Donçiqi të shënonte për tre.
Është fitore shumë e rëndësishme për Dallasin, që dy ndeshjet e radhës do t’i zhvillojë në shtëpi. Skuadra që shënon katër fitore kualifikohet për në finalen e madhe. Dallasi është në kërkim të titullit të dytë në histori.
VIDEO:
Ndeshjen e parë, Dallasi e fitoi po ashtu me shifra të ngushta para dy ditësh 105:108.
Në finalen e Lindjes, Boston Celtics është duke udhëhequr 2:0 ndaj Indiana Pacersit.