LeBron James dhe Bronny James kanë shkruar histori të NBA-së. Janë bërë të parët baba e djalë që luajnë së bashku në një ekip të NBA-së.
LeBron James dhe djali i tij janë paraqitur për Los Angeles Lakers në ndeshjen përgatitore ndaj Phoenix Suns.
VIDEO:
LeBron James. Bronny James.
The father-son duo share the court for the first time together! 👏 pic.twitter.com/93hC7k64gK
Bronny, në ditëlindjen e tij të 20-të, hyri në lojë në çerekun e dytë në humbjen 118:114 nga Suns.
Asnjëherë më parë baba e djalë nuk kanë luajtur në NBA së bashku, duke përfshirë ndeshjet përgatitore.
“Uau, kjo ishte joreale”, ka shkruar LeBron në “X”.
Ai e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, katër asistime e pesë kërcime. Bronny nuk shënoi pikë gjatë 13 minutave të kaluar në parket. I kishte dy kërcime e katër topa të humbur.
Bronny iu bashkua Lakersave si zgjedhje e raundit të dytë në draft në qershor.
39-vjeçari LeBron James është koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së dhe fitues i katër titujve.
Veterani po e nis edicionin e 22-të në NBA.
Ai firmosi kontratë të re dyvjeçare me Lakersat pasi Bronny u bë pjesë e skuadrës. Edicioni 2024/2025 i NBA-së nis më 22 tetor.
