Giannis Antetokounmpo i shënoi 28 pikë në fitoren e Milwaukee Bucks ndaj Los Angeles Lakersit 118:89, në ndeshjen e Konferencës së Perëndimit që u zhvillua të enjten pas mesnate.
Luka Donçiq dhe Austin Reaves i munguan Lakersit për shkak të lëndimeve në nyjën e këmbës, duke iu bashkuar listës së gjatë të lojtarëve që mungojnë te Lakersi, përfshirë edhe LeBron Jamesin dhe Rui Hachimuran.
Antetokounmpo i regjistroi edhe shtatë kërcime e katër asistime.
Bronny James, i biri i legjendës LeBron, shënoi 17 pikë, më së shumti në një ndeshje në karrierën e tij deri tani, ndërsa kontribuoi edhe me pesë asistime.
Ishte hera e parë që 20-vjeçari ka luajtur në tri ndeshje rresht.
Bucks ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim te Sacramento Kings, ndërsa Lakersi e pret Chicago Bullsin.