Basketbollistët e Kosovës U20 e kanë humbur edhe ndeshjen për vendin e 15-të në Kampionatin Evropian të Divizionit B në Rumani.
Të dielën, Kosova U20 humbi nga Suedia me rezultat 73:63. Kështu Kosova u rendit e 16-ta prej 21 përfaqësueseve në Evropianin U20 të Divizionit B.
Jon Ismajli i kishte 14 pikë e tetë asistime, ndërsa Bardh Istrefi ndeshjen e përfundoi me 12 pikë e tetë kërcime.
Në fazën grupore Kosova U20 humbi nga Hungaria, Suedia e Ukraina, ndërsa mposhti Armeninë e Moldavinë. Për plasman humbi nga Irlanda e Suedia.