Basketboll

KB Prishtina zyrtarizon spanjollin Olmos

Paco Olmos

Pas largimit të trajnerit turk Murat Bilge, klubi i basketbollit Prishtina e ka zyrtarizuar teknikun spanjoll Paco Olmos, për trajner të ri të skuadrës.

Prishtina më 1 prill njoftoi se Albert Sylejmani do ta drejtojë ekipin e parë pas largimit të Bilges. Sylejmani para emërimit si kryetrajner, ishte ndihmëstrajner i Bilges te “bardhekaltrit”.

Sylejmani në ndeshjen e parë me Prishtinën u mposht nga Bashkimi të enjten me rezultatin 88:80.

54-vjeçari Olmos së fundi e drejtoi skuadrën nga Meksika, Halcones de Xalapa.

Ai ka udhëhequr edhe disa skuadra si San Pablo Burgos, Puerto Rico, Valencia, Fuerza Regia e Menorca Basquet.

Olmos madje në vitin 2003 u shpall trajneri i vitit në elitën e basketbollit të Spanjës.

Prishtina po ashtu ka prezantuar edhe Facundo Muriasin si ndihmëstrajner të ri.