Bashkimi e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.
Bashkimi të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë e mposhti Borën me rezultatin 88:79. Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së basketbollit kosovar.
Çereku i parë u fitua nga mysafirët me rezultatin 29:22.
Bashkimi shkoi në pushimin e pjesës së parë me epërsi prej 13 pikëve.
Në çerekun e tretë të dyja skuadrat luftuan shumë por Bora arriti ta fitojë me një pikë diferencë, 61:60.
Por Bashkimit në fund nuk iu rrezikua fitorja dhe ndeshja u mbyll në favor të prizrenasve.
Te Bora u dalluan Derrick Woods me 19 pikë dhe 13 kërcime dhe Alex Aveion Lomax me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.
Ndërkohë te Bashkimi u shqua Mack Smith me 18 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.
Bashkimi vazhdon të jetë lider me 43 pikë.
Bora renditet në pozitën e shtatë me 33 pikë.