Bashkimi ka fituar bindshëm ndaj Vëllaznimit të Gjakovës në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi fitoi me rezultatin 72:51.
Prizrenasit e fituan çerekun e parë me rezultat 18:15, ndërsa dallimi u bë në çerekun e dytë. Lojtarët e ekipit gjakovarë i shënuan vetëm tri pikë, ndërsa i pranuan 15. Edhe çereku i tretë i takoi bindshëm Bashkimit, 21:7. Kështu periudha e katërt ishte formalitet.
Jayveous Mckinnis ishte më i dalluari te Bashkimi me 9 pikë e 7 kërcime.
13 pikë i realizoi Maliek White, kurse 12 i kishte Mack Smith. Te Bashkimi luajtën të gjithë lojtarët, ndërsa vetëm njëri nuk realizoi pikë.
Vëllaznimit nuk i kryen punë 22 pikët e Shizz Alstonit. Trey Anderson i kishte 16 pikë.
Vëllaznimi në xhiron e parë e mposhti Pejën. Ndërkohë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyrë.