Basketboll

Dramën në “Karagaçi” e fiton Ylli

KB Ylli

Peja ishte duke udhëhequr 79:75 ndaj Golden Eagle Yllit kur kishte mbetur edhe 1 minutë e 22 sekonda deri në fund të ndeshjes.

Por seria 5:0 e suharekasve deri në fund të ndeshjes, ka bërë që Ylli ta fitojë 80:79 përballjen dramatike ndaj Pejës, të zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Pikët e fitores i shënoi Terrell Broën.

Ky ballafaqim i takoi xhiros së katërt të elitës së basketbollit kosovar.

Broën ishte i saktë për tri pikë, 37 sekonda para fundit për 79:78. Broën e kishte përqendrimin e duhur edhe nga gjuajtjet e lira dhe ia siguroi fitoren e dytë të edicionit skuadrës së tij. Ylli ka edhe dy humbje.

Ndërkohë, Peja e pësoi humbjen e dytë, ndërsa e ka edhe një fitore. Ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ylli e fitoi 23:15 çerekun e parë, ndërsa me shifrat 27:19, Peja e fitoi periudhën e dytë. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e barabartë, 42:42.

Peja ishte më e mirë edhe në dhjetëminutëshin e tretë, të cilin e fitoi 22:15.

Por baksetbollistët e skuadrës pejane nuk ishin të koncentruar sa duhej në momentet e fundit dhe pësuan disfatë me një pikë dallim.

Broën ishte më i miri në triumfin e suharekasve me 33 pikë, dy kërcime e dy asistime.

Jasquez Yow pati lojë të mirë te Peja, por që vendësve nuk i mjaftuan 14 pikët, shtatë kërcimet e një asistim i tij.