Basketboll

Donçiqi asiston LeBronin për të bërë histori, fiton Lakersi

Donçiq & James

Los Angeles Lakersi mposhti New Orleans Pelicansin 136:115 me paraqitjet e shkëlqyera të Luka Donçiqit dhe LeBron Jamesit.

Ishte Donçiqi që asistoi LeBronin në minutën e katërt të ndeshjes për të shkruar historinë.

Luka asistoi Jamesin, i cili shënoi trepikësh dhe kështu kaloi shifrën e 50 mijë pikëve në NBA.

VIDEO:

LeBroni e përfundoi ndeshjen me 34 pikë, dhe tani ka 41.871 pikë në sezonin e rregullt të NBA dhe 8.162 në plejof.

Krahas 34 pikëve, LeBron pati tetë kërcime dhe gjashtë asistime. I shkëlqyer ishte edhe Donçiqi me 30 pikë, tetë kërcime dhe 15 asistime.

Lakersi vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme dhe tani renditet i dyti në Konferencën e Perëndimit.