Basketboll

Denver Nuggets eliminon Lakersin e LeBron Jamesit

Jamal Murray - Denver Nuggets - LA Lakers - plejof NBA

Foto: Associated Press

Jamal Murray realizoi pesë pikë të fundit, përfshirë dy 4 sekonda pa mbaruar ndeshja, ndërsa Denver Nuggetsi triumfoi të hënën mbrëma 108:106 në shtëpi ndaj LA Lakersit të LeBron Jamesit, duke e mbyllur serinë e rundit të parë të plejofit me 4:1 në fitore. 

Murray e mbylli ndeshjen me 32 pikë e shtatë asistime, ndërsa Nikola Jokiq kontribuoi me 25 pikë, 20 kërcime e nëntë asistime. 

Te Lakersi shënuesi më i mirë ishte LeBron James me 30 pikë, 11 asistime e nëntë kërcime. 

Në rundin tjetër të plejofit ka kaluar edhe Oklahoma City Thunder. Oklahoma e mposhti 97:89 New Orleans Pelicansin dhe e mbylli serinë me 4:0 në fitore.