Basketboll

Bucksi i jep fund ecurisë prej gjashtë disfatave rresht

Damien Lillard

Damian Lillard shënoi 34 pikë, ndërsa Giannis Antetokounmpo shtoi edhe 31 pikë të tjera në fitoren 123:100 të Milwaukee Bucks ndaj Utah Jazz të enjten pas mesnate.

Për Bucksin ishte fitorja e parë pas ecurisë prej gjashtë disfatave të njëpasnjëshme në ligën NBA të basketbollit.

Lillard kontribuoi në fitore edhe me shtatë asistime, kurse Bobby Portis i shënoi 19 pikë nga banka rezervë.

Lillard dhe Antetokounmpo, që i pati edhe 16 kërcime, i shënuan së bashku 22 pikë nga 31 sa i pati Bucks në çerekun e tretë.

Epërsinë 88:77, Bucksi e ruajti përgjatë tërë çerekut të katërt dhe arritën fitore në fund.

Anthony Edwards ndërkohë realizoi 33 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, në fitoren e Minnesota Timberwolvesit ndaj Chicago Bullsit, 135:119.

Julius Randle shtoi 22 pikë e 10 kërcime në fitore.

Basketbollistët e Minnesotas realizuan 45 pikë në çerekun e katërt, për t’ia shkaktuar në fund Bullsit humbjen e katërt rresht.

San Antonio Spursi ndërkohë fitoi ndaj Portland Trail Blazersit me rezultatin 118:105.

Malaki Branham dhe Keldon Johnson shënuan nga 17 pikë secili, ndonëse ndeshjen e nisën nga banka rezervë.

Tetë basketbollistë të San Antonios shënuan pikë dyshifrore.

Për Portlandin ishte humbja e tretë në katër ndeshje.