NBA

Boston Celtics një fitore larg finales së madhe

Jayson Tatum - Boston Celtics

Boston Celtics është vetëm një fitore larg që të kualifikohet në finalen e madhe të NBA-së. 
Bostoni të shtunën mbrëma triumfoi 114:111 në udhëtim ndaj Indiana Pacersit në ndeshjen e tretë të serisë finale të plejofit në Konferencën Lindore të NBA-së. Bostoni po kryeson 3:0 dhe i duhet edhe një fitore për të arritur në finalen e madhe. 

Jayson Tatum me 36 pikë, 10 kërcime e tetë asistime ishte më efikasi, ndaj Jaylen Bro]n ndihmoi me 24 pikë e Al Horford me 23 tjera. 

Te Indiana më efikasi ishte Andrew Nembhard me 32 pikë e nëntë asistime. 

Në finale të Konferencës Perëndimore të NBA-së po përballen Dallas Mavericks me Minnesota Timberwolves. Dallasi po kryeson 2:0.