Basketboll

Bora në Superligën e basketbollit

Bora - basketboll

Skuadra Bora do të garojë në Superligën e Kosovës në basketboll në edicionin e ardhshëm. 

Të enjten, Bora është shpallur kampione në Ligën e Parë dhe ka siguruar promovimin në elitë. 

Skuadra prishtinase edhe në finalen e dytë të plejofit e mposhti skuadrën prizrenase New Basket dhe kështu siguroi promovimin. 

Ndeshja e dytë përfundoi 97:71 për Borën.

Ndërkohë skuadra New Basket do të luajë ndaj Proton Cable Prizrenit në plejaut. Nga elita largohet Istogu.