Me shumë gjasë Bora do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll edhe në edicionin e ardhshëm.
Në ndeshjen e parë të plejautit, Bora e Prishtinës e mposhti KEK-un në Obiliq me rezultatin bindës, 109:73. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Prishtinë dhe skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve luan në Superligë në edicionin e ardhshëm garues.
Desmond Cambridge ishte më i miri te Bora me 22 pikë e gjashtë topa të rrëmbyer. Alex Lomax i kishte 13 pikë, nëntë asistime e shtatë kërcime. Dion Haxhosaj e përfundoi ndeshjen me 18 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Adem Mekiq i realizoi 11 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime. Musab Mala shtoi 15 pikër për Borën që në Superligë ishte e parafundit.
Adrian Ibishi ishte më i miri te KEK-u me 12 pikë e 10 kërcime. 14 pikë i kishte Reggie Clark.
KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë.
Në Superligë është inkuadruar Grapeland, ndërsa është larguar Prizreni.