Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll e ka fituar titullin në Kampionatin Evropian të Divizionit C, që është niveli i tretë.
Të dielën në finale, Kosova U16 e mposhti Shqipërinë U16 me rezultat bindës, 101:61. Ky Evropian është mbajtur në Shqipëri.
Besim Bytyqi u shqua te Kosova me 22 pikë e nëntë kërcime. Lis Binishi i kishte 20 pikë e 10 kërcime.
Kosova U16 në grup fitoi ndaj Gjibraltarit, Armenisë e San Marinos. Në gjysmëfinale e mposhti Azerbajxhanin.
Me triumf, Kosova U16 kthehet në Divizionin B për Evropianin e vitit të ardhshëm.