Basketboll

Bashkimi nuk lejon befasi ndaj Borës

KB Bashkimi

Bashkimi ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në Prizren, Bashkimi e mposhti Borën e Prishtinës me rezultat bindës, 91:78.

Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së katërt. Bashkimi është skuadra e vetme që ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me tetë pikë. Bora është ende në pritje të fitores së parë në Superligë.

Jayveous Mckinnis udhëhoqi Bashkimin me 18 pikë e tetë kërcime.

Mack Smish i kishte 12 pikë, 11 kërcime e katër asistime.

Borës nuk i mjaftuan 21 pikët dhe 10 kërcimet e Shamarkus Kennedyt dhe 19 pikët e Rrezart Memedit.