Giannis Antetokounmpo shënoi 23 pikë në 24 minuta pas kthimit nga lëndimi që e la atë jashtë parketit për gjashtë ndeshje.
Me shkëlqimin e Antetokounmpos, Milwaukee Bucks fitoi ndaj skuadrës Los Angeles Clippers 116:110, të enjten pas mesnate.
30-vjeçari një ndeshje mungoi për shkak të dhimbjeve në gju, ndërsa pesë të tjera mbeti jashtë për shkak të lëndimit në pulpë.
Brook Lopez me 22 pikë, Damian Lillard me 15 pikë dhe Taurean Prince me 14 të tjera, kontribuuan në fitoren e Bucksit.
Jamal Murray ishte koshashënuesi më i mirë i Denver Nuggets në fitoren ndaj Charlotte Hornets 129:115. Murray realizoi 34 pikë.
Ndërkohë, dyshifror të trefishtë në fitoren e Boston Celtics 124:104 ndaj Philadelphia 76ers, realizoi Jayson Tatum.
Kampioni në fuqi, që është në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, ka shtatë fitore në udhëtim në këtë edicion.
LeBron James i shënoi 40 pikë për herën e dytë qëkur u bë 40-vjeçar në muajin dhjetor, dhe udhëhoqi Los Angeles Lakersin në fitoren 110:102 ndaj Portland Trail Blazers.