Basketboll

50 pikë të Wembanyamas në fitoren e Spursit

Victor Wembanyama

Victor Wembanyama u bë basketbollisti i katërt më i ri në moshë që shënon 50 pikë në një ndeshje të ligës NBA.

Pikët e tij kontribuuan shumë në fitoren e San Antonio Spursit ndaj Washington Wizardsit, 139:130, të mërkurën pas mesnate.

Tre lojtarë më të rinj se mosha 20-vjeçare që e kanë arritur këtë sukses ishin Bandon Jennings, LeBron James dhe Devin Booker.

Qendra e Spursit arriti shifrën e 50 pikëve në vetëm 26 minuta lojë.

Për Spursin ishte fitorja e radhës pa trajnerin Gregg Popovich. 75-vjeçari kishte pësuar sulm të vogël në tru më herët gjatë këtij muaji dhe është duke u shëruar.

Edhe më shumë pikë në ndeshjen e fundit shënoi Giannis Antetokounmpo.

Antetokounmpo i shënoi 59 pikë në fitoren e Milwaukee Bucks pas vazhdimeve, ndaj Detroit Pistons, 127:120.

Është hera e nëntë që dy herë lojtari më i vlefshëm i ligës NBA i shënoi 50 e më shumë pikë.

Rekordin e mban me 64 pikë, në duelin ndaj Indiana Pacersit.

Në Los Angeles, LeBron James e kompletoi “triple-doublen” e tretë rresht.

Lakersi fitoi 128:123 ndaj Memphis Grizzlies.

James shënoi 35 pikë, 14 asistime dhe 12 kërcime.