Victor Wembanyama ka shënuar më së shumti pikë në karrierën e tij brenda një ndeshjeje.
Wembanyama të premten pas mesnate realizoi 40 pikë gjithsej, përfshirë trepikëshin kur kishte mbetur edhe 1 minutë e 12 sekonda lojë në vazhdime.
Në fund, San Antonio Spursi fitoi ndaj New York Knicksit me rezultatin 130:126.
Te New York Knicks lojë të shkëlqyer pati Jalen Brunson që shënoi 61 pikë, më së shumti në karrierën e tij.
Rekordin te Knicksi e mban Carmelo Anthony me 62 pikë.
Wembanyama ndërkohë kontribuoi në fitoren e Spursit edhe me 20 kërcime e shtatë asistime.
Miami Heati ndërkohë arriti fitore bindëse ndaj Portland Trail Blazers, 142:82.
Bam Adebayo pati 21 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime në tri çerekë.
Minnesota Timberwolvesi fitoi ndaj Denver Nuggets 111:98 dhe tani bashkë me Oklahoma City Thunderin, kryesojnë në dy pozitat e para me 51 fitore e 22 disfata.