Gjiganti i veturave, Volvo, që ka bërë emër në industri për sigurinë që ofron, në një veprim të fundit ka testuar modelin më të madh duke e përplasur modelin më të vogël.
Veç ideja që një veturë e madhe sportive të përplaset me shpejtësi në një model të vogël nxit frikë. Por për ta treguar sigurinë e madhe që ofron, Volvo e ka testuar modelin më të vogël EX30, duke përjetuar goditjen nga gjiganti EX90.
EX30 është modeli më i vogël me 4.2 metra gjatësi. Peshon 1828 kilogramë. EX90 është gjigant elektrik me 5 metra gjatësi dhe me peshë gati 2700 kilogramë.
Në një video të “Automotive”, përplasja ndodh në kohën kur EX90 ishte duke ecur në shpejtësi 50 kilometra në orë, ndërsa EX30 në 20km/orë. Në veturën e vogël ishin vendosur dy kukulla për të parë dëmet që pësojnë.
Sipas Lotta Jakobbsonit nga ekipi për mbrojtjen në Volgo, konstruksioni i veturës EX90 redukton rrezikun për lëndime te vetura tjetër EX30.
Pasi që të dyja veturat janë krejtësisht të reja, ato ende s’janë testuar nga autoritetet licencuese, por padyshim në bazë të pamjeve pritet të arrijnë pikë maksimale.
VIDEO: