Volkswageni i ri ID.Buzz u kurorëzua me çmimin “Vetura elektrike e vitit” në ngjarjen prestigjioze “Top Gear Electric Awards 2022”, e mbajtur në fundjavë.
Anëtarët e jurisë vlerësuan dizajnin origjinal të ID.Buzz, i cili u frymëzua nga modeli legjendar Volkswagen T1. Karakteristikat superiore të drejtimit dhe trajtimi mbresëlënës, pos cilësive të tjera, theksohen si faktorë vendimtarë në këtë vendim të jurisë.
Redaktorët e emisionit të famshëm televiziv në Britani “Top Gear”, ishin kryesisht të impresionuar nga hapësira që ofron ID.Buzz, veçanërisht bagazhi, që për krahasim është dy herë më i madh se shumica e veturave SUV.
ID.Buzz Cargo
“Njerëzit që pretendojnë se bëjnë një jetë aktive drejtojnë automjete SUV, dhe ata që janë në të vërtetë aktiv ngasin një autobus Volkswagen. Të gjithëve na u tha se atyre u pëlqen fakti që marka ka arritur të rizbulojë sharmin e saj magjik përmes dizajnit të freskët dhe energjik të ID.Buzz, i cili magjeps me thjeshtësinë e tij dhe në të njëjtën kohë është frymëzues. Dhe kjo është arsyeja pse ne e zgjodhëm atë si automjetin elektrik të vitit”, tha Ollie Marriage, drejtues i testimit të automjeteve në “Top Gear”.
ID.Buzz është modeli i parë tërësisht elektrik i automjeteve komerciale Volkswagen.
Pas prezantimit do të ofrohen versioni me 5 ulëse për pasagjerë dhe ai ID.Buzz Cargo si mjet dërgese, furgon.
“Si markë, ne jemi në një rrugë të rëndësishme drejt elektrifikimit, dhe modeli ID.Buzz i shumëpritur. shënon fillimin e kësaj përvoje emocionuese. Të jesh në gjendje të prezantosh një makinë me dizajn tërheqës, që mishëron idenë e zhvillimit të qëndrueshëm, është një mënyrë e shkëlqyer për t'u treguar klientëve tanë se mund të shijojnë udhëtimet dhe në të njëjtën kohë të kenë një ndikim pozitiv në mjedis. Është e vështirë të imagjinohet një mënyrë më e mirë për të festuar prezantimin e këtij automjeti sesa çmimi prestigjioz i Automjetit Elektrik të Vitit nga Top Gear”, u shpreh Cyan O'Brien, drejtor i “Volkswagen Commercial Vehicles” në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. \autoblog