Panairi i veturave në Shanghai 2019 është shumë afër fillimit e Volkswagen dëshiron që të jetë ndër kompanitë e para që prezanton produktin më të ri të saj.
Marka gjermane ka bërë gati veturën elektrike të vargut I.D., për Kinë, kjo pasi Kina është tregu më i madh në botë për veturat me 0 emitime të gazrave, transmeton koha.net.
I lansuar si I.D. Roomzz, SUV elektrik vjen në platformën modulare elektrike matrix (MEB).
Njëra nga tiparet kyçe të I.D. Roomzz janë tre radhët e ulëseve.
Në kabinë, I.D. Romzz ka një panel digjital nga xhami, dhe ka teknologjinë vetë-vozitëse që e lejon këtë veturë të udhëtoj pa ndonjë shofer aktiv në ulësen e shoferit.
Volkswagen I.D. Romzz ka versionin e vetëm të teknologjisë 4MOTION, e dy motor elektrik, njërin nga para e tjetrin nga pas të cilët së bashku prodhojnë 225 kiloWatt (302 kuajfuqi).
Kjo bënë që SUV-i elektrik shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 6.6 sekonda e atë maksimale 180km/h.
Më e rëndësishmja, VW I.D. Roomzz ka bateri 82-kWh, e cila e lejon këtë veturë në versioni WLTP të përshkoj 450 km rrugë me një mbushje të vetme të baterive, e versionin NEFZ, 475 kilometra rrugë.
{gallery}