Auto

Volkswagen Taigo, së shpejti i gatshëm për blerësit në Evropë

Voksëageni vitin e shkuar pasuroi gamën e tij në tregun e Amerikës së Jugut me një model SUV-Coupe të quajtur Nivus, ndërsa tash ka prezantuar edhe një version për tregun evropian.

Në Evropë do të shitet me emrin Taigo, gjë që Volkswageni e konfirmoi muaj më parë.

Taigo së shpejti do të prezantohet zyrtarisht para publikut evropian, ndërsa porositë do të mund të bëhen në tremujorin e katërt të këtij viti.

Për nevojat e tregut të Amerikës së Jugut, makina është prodhuar në fabrikën Anchieta në Brazil, ndërsa për Evropë, përgjegjëse do të jetë fabrika në Pamplona të ​​Spanjës.

Taigo bazohet gjithashtu në platformën MQB A0 dhe dallimet në krahasim me Nivusin e Amerikës së Jugut janë pjesën e përparme dhe dritat LED.

Taigo është 4270 mm i gjatë, 1757 mm i gjerë, 1494 mm i lartë, baza e rrotave është 2566 mm dhe vëllimi i bagazhit është 438 litra.

Në Evropë do të ofrohen vetëm vetura me benzina TSI. Pra nuk do të ketë modele me e naftë dhe hibride.

Motori është turbo ​​me tre cilindra me 95 kuaj fuqi dhe 110 kuaj fuqi, derisa do të ketë edhe model katër-cilindërsh me 150 kuaj fuqi.

Në varësi të motorit, modelet do të jenë me 5 dhe 6 shpejtësi, kurse modeli automatik me 7 shpejtësi DSG.

Po ashtu do të ketë një timon shumë-funksional, ekran qendror me prekje (6,5 ose 9,2 inç), panel digjital dhe shumë të tjera. \autoblog

{gallery}