Auto

Veturat Mercedes-Benz do të kenë “superkompjuter”, zbulohet partneriteti me Googlen

Mercedes-Benz

Kompania gjermane e automjeteve luksoze, Mercedes-Benz, ka thënë të mërkurën se është bashkuar me Googlen për navigim dhe do të ofrojë “performancë të ngjashme me kompjuterin” në çdo veturë me sensorë të automatizuar të drejtimit, raportoi të enjten Reuters.

Prodhuesi gjerman i veturave ka rënë dakord të ndajë të ardhurat me prodhuesin e gjysmëpërçuesve Nvidia, partneri i saj në softuerin e drejtimit të automatizuar që nga viti 2020, për të ulur koston fillestare të blerjes së gjysmëpërçuesve të shtrenjtë me fuqi të lartë, ka thënë të mërkurën shefi ekzekutiv, Ola Kaellenius.

Vetëm klientët që paguajnë për një paketë opsionesh shtesë do të kenë vetura të pajisura me teknologjinë e sensorit Lidar dhe pajisje të tjera për drejtim të automatizuar të “Nivelit 3”.

Prodhuesi i sensorëve vetëdrejtues Luminar Technologies Inc, në të cilin Mercedes zotëron një aksion të vogël, tha të mërkurën se arriti një marrëveshje shumë miliardë dollarësh me prodhuesin e veturave për të integruar sensorët e tij në një gamë të gjerë të automjeteve të saj deri në mes të dekadës, duke i çuar aksionet e Luminar mbi 25 për qind.