Auto

Vetura më e pazakontë në botë – 3 metra e gjerë

“Lamando L” është emri i një veture që Volkswageni e ka krijuar vetëm për tregun e Kinës. I supozuar të jetë si një Jetta, “Lamando L” është veturë me bazë më të gjerë. Megjithatë, një përdorues i “TikTok-ut” nuk ishte i kënaqur me këtë madhësi ekstra dhe ka vendosur të krijojë diçka edhe më të madhe.

“Lamando 5XL” është vetura në koleksionin e “justinbuildcars”, që duket sikur të jetë prodhim i photoshopit. Megjithatë, është e vërtetë. Për ta dëshmuar, ai ka publikuar një video duke i qëndruar afër veturës me madhësinë më të rrallë që është parë ndonjëherë.

Me tri metra gjerësi, Lamando është gati dyfish më e gjerë se veturat normale. Lamando L është 1.83 metra e gjerë.

Në vend të dy ulëseve përpara dhe tri prapa, “Lamando 5XL” ka dy ulëse të pasagjerit përpara dhe i ka të shtuara edhe dy ulëse tjera në pjesën e pasme. Kjo e çon në tetë kapacitetin e ulëseve, krahasuar me pesë sa është normalja. Megjithatë, krijuesi i veturës thotë se mund të ulen deri në 10 persona, po që se ka nevojë.

Në videot e publikuara shihet vetura edhe në lëvizje. Edhe pse në versionin normal mund të ecën shpejt, në versionin më të pazakontë shihet në lëvizje të ngadalshme.

@justinbuildcars How abt ppl can a XXXXXL car take? #CapCut #fypシ #widebody #jdm #volkswagen #carsoftiktok #cartok ♬ Sunrise - Official Sound Studio