Auto

Tesla ul çmimet e disa modeleve në SHBA për 2000 dollarë

Tesla

Foto: Ilustrim

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka ulur çmimet e Model Y, Model X dhe Model S për 2.000 dollarë në Shtetet e Bashkuara, raportoi të dielën Reuters.

Kjo ulje është bërë disa ditë pasi dërgesat në tremujorin e parë të prodhuesit më të vlefshëm të automjeteve në botën humbën pritshmëritë e tregut. 

Tesla uli çmimet për Model Y-në në 42,990 dollarë.

Model S tani kushton 72,990 dollarë, ndërsa Model X tani kushton 77,990 dollarë.

Të hënën Reuters raportoi se Tesla po pushonte nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore globale.

Tesla raportoi këtë muaj se dërgesat e saj globale të automjeteve në tremujorin e parë ranë për herë të parë në gati katër vjet, pasi uljet e çmimeve nuk arritën ta nxisnin kërkesën.

Tesla do t’i raportojë të martën të ardhurat e tremujorit të parë.