Auto

Tesla pa përmirësime në Modelin Y këtë vit

Elon Musk, tesla

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, nuk do të lansojë Model Y me ndryshime këtë vit, raportoi të dielën Reuters.

Siç ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, në një postim në “X” të shtunën, ndonëse Tesla bën përmirësime vazhdimisht në automjetet e saj, këtë vit s’do të ketë të tillë për këtë model.

"Asnjë 'refresh' i Model Y nuk do të dalë këtë vit", ka shkruar Musku. 

Tesla është treguar e ngadaltë në rifreskimin e modeleve të saj të vjetra pasi normat e larta të interesit kanë ulur kërkesën e konsumatorit, ndërsa rivalët në Kinë, tregu më i madh i veturave në botë, po nxjerrin modele më të lira.

Vitin e kaluar, Reuters raportoi se Tesla ishte duke përgatitur një rinovim të prodhimit të Model Y me synimin për të filluar prodhimin në 2024.