Audi ka një përzgjedhje të gjerë prej 11 SUV-ëve dhe në krye të kësaj game është SQ8 i ri, raporton “Auto Express”.
SQ8 u prezantua si ofertë sportive brenda gamës së modeleve Q8, një vit pasi Q8 debutoi më 2019.
Pritet që modeli Audi RS Q8 të jetë edhe më i fuqishëm, e të kryesojë linjën coupe-SUV kur të dalë në treg muajt e ardhshëm.
Ashtu si modeli standard i Q8, ridizajnimi i jashtëm është mjaft gjithëpërfshirës, me fenerë të rinj OLED përpara ndër të tjera.
Brenda SQ8 të re, do të gjeni ulëse sportive me logot S dhe një ekran ballor, lëvizje pa çelës, sistem zërimi më të fuqishëm, kontroll klimatik me katër zona dhe një timon me fund të sheshtë.
SQ8 është versioni më i fuqishëm i Q8, me një motor V8 4.0 litërsh dhe me 500 kuaj fuqi. Makina mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometra në orë për 4.1 sekonda dhe mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 250 kilometra në orë.
SQ8 do të jetë në dispozicion nga 10 tetori dhe vjen me “Black Edition” që kushton mbi 110 mijë euro, “Launch Edition” rreth 118 mijë euro dhe “Vorsprung” rreth 135 mijë.
{gallery}