Auto

Stellantis tërheq rreth 45 mijë automjete në mbarë botën, shkak defekti në frena

Stellantis

Prodhuesi i automjeteve, Stellantis, ka thënë të mërkurën se po tërheq 44,500 vetura hibride në mbarë botën, raportoi Reuters.

Kjo tërheqje po ndodh për shkak të defektit në pedalin e frenave të automjeteve, i cili mund të shkëputet dhe të ndalojë së punuari. 

Sipas kompanisë, tërheqja përfshin disa vetura hibride plug-in Alfa Romeo Tonale të vitit 2024 deri në 2025 dhe disa të tjerë Dodge Hornet të vitit 2024.

Njoftimi u bë në një dosje pranë Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA dhe një deklaratë të veçantë nga Stellantis. 

Tërheqja përfshin 21,069 automjete në Shtetet e Bashkuara, rreth 2,280 në Kanada, 134 në Meksikë dhe rreth 20,987 jashtë SHBA-së.