Auto

Si përfundoi ky Renault nën aeroplan në aeroportin spanjoll?

Një aksident ndodhi në aeroportin e Alicantes në Spanjë, ku një Renault Clio përfundoi nën aeroplanin “Boeing 737”. Aksidenti ndodhi javën e kaluar, por mediat spanjolle të enjten kanë publikuar disa foto.

Sipas informacioneve, shoferi i Renaultit ka harruar të shtypë frenin teksa po parkonte veturën dhe më pas Renaulti ka filluar të ecë “pa shofer”.

Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Aeroplani më pas u nis 90 minuta me vonesë në fluturimin e planifikuar.

{gallery}