Renaulti po përgatitet që vitin e ardhshëm të lansojë minibusin e parë me hidrogjen.
Kompania franceze ka dhënë pak informacione mbi dukjen dhe kapacitetet e tij. Ai duket me model të ri të dritave, i formësuar si “Aerovan”, që së bashku me një sistem të ri frenimi, ka ndihmuar në rritjen e efikasitetit, ka shkruar Autoexpress.
Minibusi do të ketë një gamë të gjerë të fuqive, nga motorët me djegie të brendshme, tërësisht elektrik dhe madje edhe me model hidrogjeni H2-Tech.

Ka gjasa që ky lloj minibusi të jetë i qasshëm për bateri me madhësi të ndryshme si e-Ducato dhe gjenerata e dytë Mercedes eSprinter, i prezantuar sivjet.
ESprinter ofron disa lloj zgjedhjesh për bateri.
Dizajni i minibusit “të mistershëm” do të jetë krejtësisht i ri.